17:17 / E Martë, 12 Janar 2021 / k.v

KQZ-ja miraton Planin e prokurimit për vitin 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar Planin e prokurimit për vitin 2021.

Ky plan është miratuar pa shqyrtimin e tij.

Plani i prokurimit për vitin 2021 nuk është arritur të shqyrtohet, andaj kryetarja Valdete Daka ka propozuar që të votohet edhe pa shqyrtim për shkak të çështjeve tjera që janë më relevante.