14:12 / E Mërkurë, 22 Janar 2020

KQZ-ja, pranoi raportin përfundimtar të vëzhguesve të BE-së për zgjedhjet e 6 tetorit

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka priti në një takim anëtaren e Parlamentit Europian, Viola von Cramon, e cila është edhe kryesuese e vëzhguesve të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të BE-së. Ajo shoqërohej nga bashkëpunëtorë dhe nga përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Në emër të KQZ-së, kryetarja Daka pranoi raportin përfundimtar të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën, më 6 tetor 2019.