10:24 / E Shtunë, 16 Tetor 2021 / A. M.

KQZ-ja shpërndan fletëvotimet nëpër komuna

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë shpërndarjen e materialit kryesor për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër.

Ky material zgjedhor do të dorëzohet në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve.

Shpërndarja e materialit është bërë nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.