KQZ lanson uebfaqen e re në Ditën Globale të Zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shënuar për të gjashtën herë me radhë Ditën Globale të Zgjedhjeve.
Me rastin e kësaj dite, KQZ ka lansuar uebfaqen e re.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka me këtë rast tha se shënimi i kësaj dite edhe në Kosovë shprehë përcaktimin për të vazhduar me përkushtim në realizimin e misionit dhe detyrave që ka KQZ-ja si institucion i pavarur.