08:58 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / A. M.

KQZ me agjendë të ngjeshur, memorandumet me Policinë, Kryeprokurorinë!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të ketë një agjendë të ngjeshur ditën e sotme.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, do të japë dritën jeshile për memorandumet e bashkëpunimit me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë.

Në orë 9:15, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, do të jetë i pranishëm në implementimin e planit operativ të sigurisë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pas këtij takimi, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, do të nënshkruajë memorandumin e bashkëpunimit me procedurat standarde të veprimit.

Ndërsa, pjesë e memorandumit pritet të jetë edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në krye me Skënder Çoçajn.

Më poshtë, agjenda e plotë: