11:29 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

KQZ-ja merr vendimin, votat në Runik të pranohen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur qe vendvotimi në Runik të Skenderajt të numërohet si i rregullt.

Pra votat për subjektet politike do të procedohen në bazën e të dhënave përfundimtare.

Kishte dy rekomandime nga Burim Ahmetaj i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve që për njërin duhet të vendoste KQZ.

Anëtarët e KQZ-së votuan për t’u numëruar votat e kutive të rregullta.

Në këtë vendvotim në fund të procesit kanë munguar 450 fletvotime ku KQZ i ka bërë thirrje organeve të hetuesisë që ta hetojnë rastin./Indeksonline/