12:43 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

KQZ miraton kërkesën e PZAP-it për rinumërim votash në Prizren e Prishtinë

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka miratuar të enjten kërkesen e PZAP-së që të vazhdojë me numërimin e votave me kusht dhe me postë për komunat që nuk kanë ankesa, e më pas Komuna e Prishtinës dhe e Prizrenit të shkojnë në rinumrim.

Kërkohet rinumrim i 35 kutive në Dragash dhe 3 kuti në Rahovec.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka deklaroi se edhe përkundër kundërshtimeve, secili anëtarë ka të drejtë ankese.