22:31 / E Mërkurë, 27 Shkurt 2019 / indeksADMonline

KQZ në Shqipëri kumton emrat e deputetëve të rinj të opozitës

Sonte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë i kumtoi emrat e deputetëve të rinj opozitarë të cilët duhet të zënë vendin e atyre që dhanë dorëheqje nga mandatet e tyre.

Bëhet fjalë për rreth 57 deputetë nga Partia Demokratike e Lulzim Bashës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të Monika Kruemadhit të cilët ndodhen në listat zgjedhore të partisë së përmendur sipas radhës pas atyre që dhanë dorëheqje.

Nëse pajtohen, ata do të bëhen pjesë e dhomës ligjdhënëse shqiptare.

Televizioni “Top Channel” ka kontaktuar me shumicën e kandidatëve. Disa kanë deklaruar se nuk do ta pranojë mandatin, një pjesë ishte e pamundur të kontaktohen, ndërsa të tjerët nuk kanë pranuar të flasin për atë se çfarë pozite do të marrin, që do të thotë, vlerëson televizioni, se ata ndoshta nuk do ta ndjekin vendimin e partive amë.

Ata që vendosin ta pranojnë mandatin kanë afat 10 ditë nga njoftimi me postë të paraqesin në këtë institucion formularin e plotësuar për dekriminalizim.

Kuvendi i Shqipërisë nga data 21 e këtij muaji zyrtarisht ka mbetur pa opozitë, pasi lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha Kryesisë së Parlamentit i ka dorëzuar deklaratat e nënshkruara nga deputetët me të cilat heqin dorë nga mandati i deputetit, pas protestës antiqeveritare para shtëpisë ligjdhënëse.