17:23 / E Enjte, 14 Janar 2021 / B H

KQZ: Rastin e kemi denoncuar ne si institucion

IndeksOnline raportoi pak më herët se njësitet e Policisë së Kosovës janë duke qëndruar në Komisionin Qendror të Zgjedhje.

Lidhur për këtë rast është deklaruar edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Rasti është denoncuar nga ne si institucion dhe është krejtësisht normale që zyrtarët policorë të vijnë për më shumë informacione”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Burime të IndeksOnlinet kanë bëtë të ditur se polica ka shkuar në KQZ për të intervistuar një zyrtar të këtij institucioni, për një aplikacion që është duke qarkulluar online për të regjistruar votuesit nga diaspora.