17:40 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

KQZ reagon pas vendimit të Supremes për numërimin e votave nga Diaspora

Gjykata Supreme ka konfirmuar sot ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me numërimin e votave nga diaspora.

Pas këtij vendimit, Indeksonline ka kontaktuar KQZ, ku Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se do të presin që ta marrim vendimin, për të parë të gjithë përmbajtjen.

“Ne do të presim që ta marrim vendimin, për të parë të gjithë përmbajtjen, dhe do t’iu mbajmë të informuar në kohë për procedimin e mëtejmë, konform detyrimeve ligjore që kemi si institucion”, ka thënë Elezi.

Ndryshe, kjo ishte hera e dytë që Vetëvendosje ankohet lidhur me votat e ardhura me vonesë nga diaspora. Duke qenë se herën e parë, PZAP-ja kishte refuzuar vendimin e Supremes lidhur me rastin e njejtë./Indeksonline/