16:12 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Krahasimi banal që po bëhet me urdhërarrestin e “gylenistëve” dhe atë që kishte Ramush Haradinaj

Çështja e arrestimit të “gulenistëve” vazhdon të jetë temë kryesore në vend. Në mesin e shumë hipotezave, është bërë edhe një krahasim banal me fletëarrestin që dikur kishte Ramush Haradinaj nga Serbia në Francë.

Në disa media dhe qarqe të ndryshme është bërë ky krahasim që në fakt nuk ka asgjë të përbashkët.

Kjo pasi që Haradinaj kishte urdhërarrest nga Serbia, dhe jo nga shteti i tij, Kosova.

Arrestimi i gjashtë “gulenistëve” është bërë me kërkesë të shtetit të tyre, Turqia pasi që secili shtet ka të drejtë që të lëshoi urdhërarrest për qytetarët e saj./Indeksonline/