21:40 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / OSH

Krahë për krahë e të buzëqeshur, pajtohen Edi Rama e Albin Kurti

Kryeministri i Shqiperisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti njihen për marrëdhëniet e “ngrira” mes tyre, të shoqëruara me debate e akuza herë pas here.

Por si duket, dy liderët shqiptarë kanë vënë mënjanë hatërmbetjet dhe janë pajtuar.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto me homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti, duke u përqafuar.

Pas tyre, i qeshur dhe me dorën në shpatullat e Ramës, është kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili gjithashtu qesh.

“Shqipëri dhe Kosovë”- shkruan Rama në Instagram por ka bllokuar komentet në këtë foto, duke mos lënë ndjekësit e tij t’a komentojnë këtë “bashkim”.