21:08 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Krahu i djathtë i Gruevskit, Mijallkov gjatë arrestimit bëri rezistencë

Ish shefit të shërbimit sekret të Maqedonisë, Sasho Mijallkovit tashmë i është caktuar 30 ditë paraburgim me kërkesë të Prokurorisë speciale publike.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se gjatë arrestimit Mijallkov duke qenë i shoqëruar nga sigurimi personal ka bërë rezistencë ndaj ekipit policor por ka rezultuar pa sukses.

Mijallkov është i akuzuar në disa lëndë të PSP-së, ndërsa arrestimi i tij erdhi pas dyshimeve se mund të arratisej nga vendi, njësoj siç bëri Nikola Gruevski një javë më parë, i cili udhëtoi në drejtim të Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë dhe mbërriti në Hungari ku ka kërkuar azil politik. /Indeksonline/