20:42 / E Shtunë, 16 Qershor 2018 / indeksADMonline

‘Krahu’ i djathtë i Kadri Veselit  kredi deri në ‘fyt’

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi  ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2018 në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK). Krasniqi ka treguar se detyrim financiar ndaj personave juridik dhe fizik ka në dy banka.

Kështu, njërën në Raiffasein Bank, me qëllim të investimit në shtëpi në kohëzgjatje prej 84 muaj në vlerë 10 mijë euro të bashkëshortes dhe tjetrën në TEB  Bankë me qëllim të mbështetjes financiare të prindërve me kohëzgjatje 36 muaj në vlerë prej 20 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Sipas deklarimit, Krasniqi të hyra vjetore ka përshkruar pagë me shtesa dhe kompensime nga Kuvendi me vlerë prej 29 mijë e 695.78 euro. Kurse të bashkëshortes pagë  nga Shtëpia Korrektuese në Lipjan me vlerë prej 5 mijë e 30.68 euro. Ndërsa të fëmijëve, sekretari i legjislativit ka thënë se kanë pagë dhe mëditje nga Prokuroria e Shtetit me vlerë prej 7 mijë e 330.44 euro.

Krasniqi tek deklaruesit ka cekur llojet e të hyrave, Mëditja nga projekti i Binjakëzimit në vlerë 1.656 euro. Kthim i mëditjeve për shkak të UZ, nga projekti i Binjakëzimit me vlerë 1 656 euro dhe Mëditje në vlerë prej 3 mijë e 627.53 euro.

Ndërsa, në pasuri të paluajtshme ‘Krahu’ i Veselit në legjislativ ka thënë se posedon banesë me sipërfaqe 54 metra katrorë me prejardhje biznes familjar me vlerë 130 mijë euro dhe një shtëpi me 240 metra katrorë me prejardhje mbështetje e familjes, kredi dhe kursime me vlerë 140 mijë euro.

Vlen të theksohet se Krasniqi pasuri të luajtshme, posedim i letrave me vlerë, para të gatshme  nuk ka deklaruar asgjë.

Krasniqi thekson se djali i madh i tij, Ardiani, me bashkëshorten dhe djalin, jeton i ndare nga ai në shtepine e tij, por qe në pjesën e tij.

Tutje, nga banesa ai tregon se realizon  të ardhura vjetore ne emër te qerase, në shume prej 4800.00€ te cilat u dedikohen direkt prindërve./Indeksonline/

Pasuria e Ismet Krasniqit: