14:00 / E Premte, 09 Qershor 2023 / L K

Krasniqi: Bashkëpunimi i UÇK-së dhe NATO-s i dha fund regjimit gjenocidal serb, shembulli konkret se si është ndërtuar miqësia me aleatët tanë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka bëre një reagim në rrjetin e tij Facebook në 24-vjetorin e kapitullimi të Serbisë.

Krasniqi shkruajti se epilogi i luftës së fundit në Kosovë është shembulli konkret se si është ndërtuar miqësia jonë më aleatët tanë ndërkombëtarë.

Postimi i plotë:

24 vite më parë, me 9 qershor 1999, Millosheviçi dhe Serbia u dorëzuan para luftës çlirimtare të UÇK-së dhe bombardimeve të NATO-s, duke u detyruar që të nënshkruajnë marrëveshjen e Kumanovës – për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova.

Ky epilog i luftës për çlirimin e Kosovës, është dëshmia më e madhe dhe shembulli më konkret, se aleanca dhe miqësia jonë, si popull dhe si shtet, me aleatët tanë ndërkombëtarë, posaçërisht SHBA-në, është ndërtuar mbi gjak e histori.

Ky bashkëpunim, me UÇK-në nëpër tokë dhe NATO-n nëpër ajër, i dha fund një regjimi gjenocidal serb në Kosovë dhe jetësoi ëndrrën e dhjetëra brezave për liri.

Bashkë, si miq dhe aleatë, do të angazhohemi në përmbushjen e të tjera synimeve dhe ëndrrave për vendin tonë – siç është anëtarësimi në BE, NATO dhe OKB.

Përjetësisht mirënjohës!