12:07 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Krasniqi-Dedës: Keni qasje kushtëzuese, nuk kontribuoni në arritjen e unitetit

Pasi deputeti Ilir Deda kërkoi që të votohet rezoluta për dialogun e të mos bëhen si ‘telenovelë’, ka reaguar kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.

Krasniqi i tha Dedës se ky i fundit ka një qasje kushtezuese që nuk i kontribuon unitetit për arritjen e një zgjidhje për çështjen e dialogut.

“Keni qasje kushtezuese që nuk i kontribuon arritjes së unitetit. Janë bërë dy muaj që ende nuk kemi arritë me u bë bashkë për të diskutuar këtë temë. Koalicioni qeverisës, deputetët tanë këtu janë për të treguar vullnetin, për arritjen e një konsensusi, një unifikimi qëndrimesh. Ju kisha lutë që mos të keni një qasje të tillë, se kjo i bien që jemi thirrë këtu për politikë ditore e jo për me dalë prej situatës së bllokuar”, ka thënë Krasniqi./Indeksonline/