14:29 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Krasniqi: Duam ta ndryshojmë politikën

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismas Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se ata do ta ndryshojnë politikën dhe do të vendosin një standard demokratik të mendimit e të veprimit.

Sipas Krasniqit, NISMA Socialdemokrate është e bindur se beteja politike ushtrohet nëpërmjet debatit demokratik, aty ku është fusha e jetësimit dhe e ligjësimit të lirisë sonë, aty ku realizohen idetë tona të çlirimit e të progresit

Statusi i plotë i Krasniqit:

Ne të NiSMËS duam ta ndryshojmë politikën, ta vendosim një standard demokratik të mendimit e të veprimit, ta transformojmë shoqërinë, ta ndërtojmë një Kosovë evropiane, moderne dhe sociale, përmes një politike të fokusuar dhe të orientuar nga e ardhmja jonë e përbashkët, të mendojmë më seriozisht për rininë tonë, të ardhmen e kombit.

NISMA Socialdemokrate është e bindur se beteja politike ushtrohet përmes debatit demokratik, aty ku është fusha e jetësimit dhe e ligjësimit të lirisë sonë, aty ku realizohen idetë tona të çlirimit e të progresit. Në debatin politik, ne i nxjerrim në pah projektet tona të studiuara e të planifikuara, për të jetësuar alternativën tone politike për një qeverisje të mirë e të lirë.