10:54 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

Krasniqi i kërkon disa sqarime Kushtetueses, nëse nuk zbatohen vendimet e saj nga partitë politike

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus” i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të sqaroj nëse ka mandat për të monitoruar dhe konstatuar zbatimin e vendimeve të saj dhe se cila janë  procedurat të cilat duhet të merren në rast se vendimet e saj nuk zbatohen.

Ai këto deklarata i ka bërë në kohën kur kjo gjykatë, me vendim i kishte ndaluar çdo kandidati për deputët që të jetë pjesë e listave zgjedhore në rast se në tre vjetët e fundit kishin ndonjë dënim të formës së prerë.

Tani kur nuk dihet se si do të veprojë partia e Albin Kurtit, e cila po kundërshton vendimin e kësaj gjykate dhe të KQZ-së që Kurti bashkë me disa të tjerë në këtë parti, të mos jetë pjesë e listave zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Postimi i plotë i Krasniqit: