17:24 / E Shtunë, 08 Gusht 2020 / indeksADMonline

Krasniqi i rikthehet Prishtinës


Klubi i Prishtinës sot dhe zyrtarisht ka rikthyer në kampin “bardhë e kaltër” futbollistin, Besnik Krasniqin.


Rikthimin e tij e bëri të ditur vet klubi i Prishtinës përmes një postimi zyrtar në faqen e tyre në “Facebook”, shkruan IndeksOnline

Më poshtë postimi i plotë i klubit të Prishtinës:

“Besniku kthehet në shtëpiKrasniqi është fëmijë i PrishtinësPrishtinë, 8 gusht 2020 – Pas shtatë vitesh, 30 vjeçari, Besnik Krasniqi sërish kthehet në shtëpi.Fëmija i Prishtinës i cili me bardhekaltrit për pesë vite, nga edicioni 2008 – 2013, kishte fituar gjithçka me Prishtinën, të gjitha! Tre tituj kampioni, një kupë dhe dy superkupa duke u paraqitur në 137 ndeshje zyrtare dhe duke shënuar 16 gola, sidomos edicioni i fundit më 2012/13 ishte i jashtëzakonshëm, golashënuesi i dytë i skuadrës me 14 gola dhe “kurora e dyfishtë”, e vetmja në histori të klubit.

“Pas kësaj, Besniku ka vazhduar karrierën në Partizan të Tiranës (2013/14), Teutë të Durrësit (2014), Istog (2015), Gjilan (2015), Flamurtar i Vlorës (2016), Feronikel (2016/17), Llap (2017), Vëllaznim (2018) dhe në dy edicionet e fundit ishte pjesë e skuadrës së Ballkanit.“Nga sot jam kthyer në klubin ku u rrita dhe fillova karrierën profesionale. Iu premtoj të gjithëve që do të jap më të mirën nga vetja për klubin e qytetit tim”, ka thënë Besnik Krasniqi pas nënshkrimit të kontratës dyvjeçare.Krasniqi iu është bashkuar skuadrës në Istog ku është edhe duke e mbajtur fazën përgatitore”.