22:41 / E Enjte, 27 Maj 2021 / A. A

Krasniqi: Kam oferta nga Evropa, jam duke i shqyrtuar

Ermal Krasniqi do të largohet nga Ballkani, pas dy vitesh qëndrim.

Mesfushori nga Malisheva së shpejti pritet të transferohet jashtë Kosovës.

“Kam oferta nga Evropa, gjithashtu në Kosovë e Shqipëri e Maqedoni. Jam duke i shqyrtuar, të shohim” deklaroi Krasniqi për Indeksonline.

22 vjeçari e mbylli sezonin me 30 paraqitje në Superligë duke shënuar 8 gola dhe 7 asistime.

/Indeksonline/