20:16 / E Shtunë, 13 Gusht 2022 / OSH

Krasniqi: Kemi ndarë mbi 10 milion euro për komunat

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se deri më tani kjo ministri ka ndarë 10.5 milion për projekte në Komuna, shkruan indeksOnline.

Sipas tij, janë nënshkruad 65 marrëveshje dhe procedurat e prokurimit dhe realizimit të këtyre projekteve u janë besuar Komunave.

Njoftimi:

🤝Qeveria që investon dhe mbështet Komunat

  • 💰MAPL dhe donatorët kanë ndarë 10.5 milion për projekte në Komuna;
  • ✍️Janë nënshkruar 65 marrëveshje me Komunat.

📌Për të qenë sa më transparent dhe bashkëpunues, procedurat e prokurimit dhe realizimit të këtyre projekteve u janë besuar Komunave.

Në momentin që projektet realizohen në teren nga Komunat, MAPL kryen pagesat dhe njëkohësisht edhe shpenzimin e buxhetit.