14:51 / E Premte, 16 Prill 2021 / Blerim

Krasniqi lufton për medalje të ARTË, shkon në finale

Distrie Krasniqi është kualifikuar në finalen e madhe të Kampionatit Europian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Krasniqi në kategorinë 48-kilogram arriti ta mposhte me IPPON xhudisten nga Rusia, Sabina Giliazova, shkruan IndeksOnline

Me fitore, Krasniqi futet në garë për të fituar medaljen e artë. Në finale, xhudistja kosovare do të takohet me ukrainasen, Daria Bilodid ./IndeksOnline/