14:05 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / k.v

Krasniqi: Nuk ka fitore pa shtylla kryesore

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale të mbajtura në Kosovë. Sipas tij, në këto zgjedhje, NISMA arriti ta ruaj fitoren me shumë sukses në Malishevë, madje ajo ndikoj shumë në fitoret e partive të tjera me të cilat ishte në koalicion si në: Prizren, në Prishtinë, në Mitrovicë, në Rahovec, Klinë, Dardanë etj. Nismën shumë kush është munduar ta injoroi, por sipas Krasniqit, ajo e ndihmoj fitoren e disa partive politike në shumë komuna.

Ky është komenti i Krasniqit:

Zgjedhjet e sotme treguan shumë. Nëse nisemi nga tradita popullore, kur cilado familje nuk ka respektuar shtyllat e shtëpisë, nuk ka pas zhvillim e përparim, përkundrazi ka pasur rënie e degradim. Zgjedhjet e sotme, në mënyrën më të mirë treguan se aty ku nuk respektohen shtyllat politike e kombëtare, humbjet e degradimet janë të pa shmangshme.

Është një thënie: “sot merr në thua, qafen e thënë pas disa viteve”. Nuk kishte si të ndodhë ndryshe, kur ndaj njerëzve të dëshmuar ju ngritën pusi e ndjekje politike të korruptueshme, financiare, politike e morale. Shih, për këto veprime më shumë se amorale kanë folur edhe shumë ndërkombëtarë që për vite ishin shtylla të Sistemit të Drejtësisë e sidomos EULEX-sit nga i cili kemi pritur shumë drejtësi.

Në këto zgjedhje, NISMA arriti ta ruaj fitoren me shumë sukses në Malishevë, madje ajo ndikoj shumë në fitoret e partive të tjera me të cilat ishte në koalicion si në: Prizren, në Prishtinë, në Mitrovicë, në Rahovec, Klinë, Dardanë etj. Nismën shumë kush është munduar ta injoroi, por ajo e ndihmoj fitoren e disa partive politike në shumë komuna.

E shfrytëzoj ketë rast për t’i uruar qytetarët e Kosovës për daljen në zgjedhje, i uroj për fitoren e sukseset që do t’i arrijnë ata!

Natyrisht, një urim i veçantë u shkon edhe Kryetarëve që i fituan këto zgjedhje duke ju uruar suksese në punët e tyre për qytetarët pa përjashtim!

Një urim i veçantë ia drejtoi Kryetarit të Komunës se Malishevës dhe qytetarëve të saj!

Dëshiroj që ky urim të verifikohet edhe nga puna e tyre pas katër viteve! Urimi do të jetë i plotë e i verifikueshëm nëse qytetarët janë fituesit kryesor i këtyre zgjedhjeve!

Për Kosovën është e rëndësishme edhe zhvillimi qoftë edhe i ngadalshëm i Demokracisë.

Urimi e përgëzimi gjithsesi më meritë Ju shkon qytetarëve të Kosovës!