Krasniqi: Nuk ka nevojë që vendi të shkojë në zgjedhje
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi po thotë se koalicioni qeveritar ende e ka shumicën në parlament.
Krasniqi ka thënë në RTV Dukagjini se Kosova për momentin nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje.
Është legjitime kërkesa për rrëzimin e qeverisë. Për LDK-në është e natyrshme me marrë rol lider opozitar. Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje. Kemi pasur dy procese zgjedhore, legjitimitet i qeverisë ende ekizston, ende e kemi shumicën, ende vazhdon puna e qeverisë dhe e kuvendit”, ka thënë Krasniqi.
Reagimi i tij erdhi pas kërkesës së LDK-së për ta caktuar datën e zgjedhjeve.