Krasniqi: Nuk mund t’i komentoj urat, le të hetohet

Ministri në detyrë i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është deklaruar lidhur me planifikimin për ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Para mediave, ai tha se nuk do të komentojë për hetimet që lidhen me këtë çështje, duke theksuar se urat kanë rëndësi të veçantë pasi lidhin pjesën veriore dhe jugore të qytetit.
“Nuk mund me i komentue hetimet, le të hetohet, urat janë të rëndësishme i lidhin veriun dhe jugun”, u shpreh Krasniqi.