19:01 / E Diele, 02 Tetor 2022 / AR

Krasniqi: Për vitin 2022 Qeveria ka ndarë 1 milionë euro për ndërhyrje emergjente te monumentet

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku vizituan monumentet e trashëgimisë kulturore.

Krasniqi thotë se për vitin 2022 Qeveria ka planifikuar buxhet prej 8.4 milionë euro, prej të cilave 1 milion euro janë për ndërhyrje emergjente.

“Për të parë nga afër zbatimin e programit për ndërhyrje restauruese në asetet e trashëgimisë kulturore, shoqërova Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku në vizite tek, kulla e Sheremetit në Pejë, nga shekulli i XVIII, kullën e Tahirsylajve në Isniq të Deçanit, rreth 170 vjet e vjetër, Hanin e Haraqisë në Gjakovë, shekulli i XVII, si dhe Muzeun etnografik në Gjakovë, shekulli XIX.

Për vitin 2022 Qeveria ka planifikuar buxhet prej 8.4 milionë euro, prej të cilave 1 milion euro janë për ndërhyrje emergjente, restaurimet përcjellen me plane menaxhimi dhe funksionalizim të monumenteve”, ka shkruar ai.