12:29 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Krasniqi për VV-në: S’kanë protestuar moti, mos i merrni seriozisht

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi e ka quajtur si të pa rëndësishme dhe aspak serioze për tu trajtuar protesta e Lëvizjes Vetëvendosje

Pas mbledhjes së kryesisë duke fol para mediave Krasniqi është pyetur rreth kësaj proteste, por ai ka thënë se kjo çështje nuk duhet as të trajtohet seriozisht e lërë me të merret dikush me të.

“Po Vetëvendosje nuk ka protestuar moti, edhe po të mos ketë arsye ata shpikin një dhe dalin, po nuk mendoj që duhet të merren e as të trajtohen seriozisht, as nga opozita as nga askush” ka thënë Krasniqi.

Temat: