14:02 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

Krasniqi: Po dënohen aktivistët e PSD-së, për aksionin kundër përfitimit spekatakolar të bankave gjatë Covidit-19

Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Frashër Krasniqi, përmes një statusi në Facebook ka thënë se po dënohen aktivistët e partisë së tij, e të cilët realizuan një aksion kundër pabarazisë dhe përfitimit spektakolar të bankave edhe gjatë situatës me COVID-19.

 “ Bankat janë përfituesit në të mëdhenj të pandemisë. Përfitimin e tyre të padrejtë dhe të pabarabartë, po e mbron Qeveria. Qoftë aktualja, qoftë e kaluara”, ka shkruar Krasniqi.

Statusi i plotë i tij:

Policia po i dënon aktivistët e PSD-së, sepse realizuan një aksion kundër pabarazisë dhe përfitimit spektakolar të bankave edhe gjatë situatës me COVID-19.

Bankat janë përfituesit në të mëdhenj të pandemisë. Përfitimin e tyre të padrejtë dhe të pabarabartë po e mbron Qeveria. Qoftë aktualja, qoftë e kaluara.