75 Mall Live Search
13:15 / E Martë, 18 Shkurt 2025 / S Z

Krasniqi pret në një takim ambasadorin francez: PDK-ja mbështet formimin sa më të shpejtë të një qeverie funksionale dhe të përgjegjshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në një takim ambasadorin francez, Olivier Guérot, me të cilin diskutuan rreth procesit zgjedhor.

Krasniqi tha se është e rëndësishme  që ky proces të përmbyllet në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe standardet demokratike.

“Bashkë diskutuam për procesin zgjedhor dhe rëndësinë e përmbylljes së tij në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe standardet demokratike. PDK-ja e konsideron votën shprehje të pjekurisë politike dhe mbështet formimin sa më të shpejtë të një qeverie funksionale dhe të përgjegjshme. Pavarësisht pozicionit tonë politik, interesi i Kosovës dhe qytetarëve mbetet udhërrëfyesi ynë kryesor përpara”, ka shkruar ai.