11:18 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Krasniqi: Promovimi i ndërmarrësisë ndikon në rritjen e punësimit të të rinjëve

Eksperti ndërkombëtar i ekonomisë, Prof.dr.Besnik Krasniqi theksoi se edukimi profesional dhe orientimi në karrierë është një proces i domosdoshëm për çdo individ por edhe çdo i ri që kërkon të kualifikohet ose rikualifikohet. Pyetje kyce në këtë proces është nese ai apo ajo ka për të gjetur zgjidhjen e duhur të drejtimi që do të marrë gjatë jetës së tij.

Projekti “Ndërmarrësi dhe Plan Biznesi” i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) në kuadër të projektit për punësimin e të Rinjëve në Kosovë ju dedikohet të rinjëve të cilët kanë ide për ndërmarrësi, në fushën e ekonomisë apo edhe fusha të tjera dhe kanë mundësi të përfitojnë eksperiencë dhe mbështjetje për realizimin e ideve të tyre nëpërmjet trajnimeve.

Trajnimet profesionale sigurojnë një përmirësim të dukshëm për krijimtari dhe inovacion në vendin e punës dhe gjithashtu një forcë punëtore që është shumë e përshtatshme dhe e aftë për të përmbushur sfidat e së ardhmes.

Ky projekt implementohet nga Institute for Entrepreneurship and Small Business (IESB) përgjatë muajit Tetor 2018 në mbështetje të ndërmarrësve të rinjë në komunën e Gjakovës dhe Pejës.

Krasniqi gjithashtu theksoi se projekti do të ndihmojë në ndërtimin dhe zhvillimin e ekosistemit të ndërmarrësisë mbi parime profesionale dhe t’i përgatisë të rinjët për vetëpunësim sidhe të kontribuojë në zhvillimin e ndërmarrjeve të reja inovative që e ndihmojnë zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies në vend. Këtë trjanime 15 ditore do të shërbejnë si platformë testuese për idetë ndermarrëse të të rinjëve.

Ftojë dhe inkurajojë të rinjët nga komuna e Gjakovës dhe Pejës që të aplikojnë për pjesëmarrje sepse projekti është me dobi dhe me vlera të mëdha për rritjen e punueshmërisë qoftë përmes punësimit apo vetëpunësimit duke kontibuar kështu në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror. Ekonomia dhe shoqëria moderne progresojnë dhe rriten me ritme impresionuese. Këto ritme të larta, nuk i ndjek dot kushdo. Vetëm të rinjtë e shkolluar dhe të mirëformuar profesionalisht, të pajisuar me dije koherente me ekonominë e tregut mund të jetojnë dinamikën e kohë.