Krasniqi pyet kush duhet të jap llogari për dështimet e bisedimeve të Brukselit
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka komentuar deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka paralajmëruar tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga disa shtete.
Krasniqi në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se pos kësaj as deputetët e Listës Serbe nuk po betohen sipas Kushtetutës së Kosovës, marrëveshjet e Brukselit spo zbatohen, etj.
Ja postimi i plotë i Krasniqit:
KUSH DUHET TË JEP LLOGARI PËR DESHTIMET E BISEDIMEVE TË BRUKSELIT?
Vuçiqi po pret terheqjen e njohjeve të Kosovës nga ndonjë vend, Kryetarët e LS nuk pranojnë të betohen sipas Kushtetutës se Kosovës, Marrëveshjet e Brukselit nuk zbatohë, Kosova ka bërë shumë marrëveshje që tejkalojnë tej për tej Dokumentin e Vjenës pë Zgjidhjen e Statusit Përfundimtar të Kosovë?!
Kosova bënë Komision pë të Vërtetën?!!! e Pajtimin?!
Për çfarë të Vërtete është fjala? A nuk po dihet ajo?
Dhe kush nuk po e di, Kosova apo Serbia?
Pajtim me ke dhe kush duhet ta kërkoj Pajtimin?
Kujt po i qitet hi syve me këto veprime?
Kush duhet të jep llogari në ketë vend jetim?
Për dëmet që po i shkaktohen përditë?
Kush duhet ta mbroj këtu Pavarësisë e Shtetit?
A mund ta bënë Prokurori i Shtetit që ka një mal akuzash e aferash mediale?
EULEX-i nuk donë.
Gjykata Speciale ka halle të tjera?
Kësaj i thonë: “Prit gomar deri të del bari!