11:33 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Krasniqi pyet: Pse keqpërdorimi i votës po i duhet shumicës!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën,Jakup Krasniqi ka reaguar pas vendimit të PZAP-it që të rinumërohen votat në disa komuna pas zgjedhjeve të raundit të dytë.

Krasniqi ka ngritur dilema për votimin edhe të 22 tetorit, duke thënë se nëse është bërë gabim në votimin e balotazhit ku është votuar vetëm për dy kandidatë, atëherë qka në votimit e 22 tetorit.

Ai ka parashtruar edhe disa pyetje tjera se pse rinumërimi nuk përsëritet edhe në komunat  e tjera ku rezultati është shumë i përafërt mes kandidatëve.

“Pse keqpërdorimi i votës po i duhet shumicës” ka pyetur Krasniqi.

Lexoni reagimin e tij të plotë:

Votim më të lehtë se votimi i balotazhit nuk ka!

Pa hyrë në rrethin vicioz, ka apo nuk ka arsyeje për rinumrim të votimit për komunat: Prishtinë e Prizren, do i shfaqi vërejtjet që duhet t’i bëjë publike.

Nëse është bërë gabim në votimin e balotazhit ku është votuar vetëm për dy kandidatë, çka të themi për votimin e 22 tetorit 2017?!

Atëherë kishte dy lista dhe shumë kandidatë?!

Pse atëherë rinumërimi i votimit nuk u përseritën në asnjë komunë kështu si tani?

Pse rinumërimi nuk përseritet edhe në komunat tjera, ku rezultati është shumë i përafërtë mes kandidatëve?

Një gjë është e vërtetë: Përseritjet e rinumërimit të kutive të votimit si në zgjedhjet e qershorit për legjislativin dhe si këto që po ndodhin për zgjedhjet komunale janë dëshmi se Sistemi Zgjedhor që kemi në përdorim, duhet ta ndryshojmë me urgjencë!

Ndonëse, ndryshimi i Sistemit Zgjedhor nuk ka mbështetës të ndryshimit?!

Pse ndodh kjo?

Pse keqpërdorimi i votës po i duhet shumicës!

Ndryshe nuk e kuptoj mos gatishmërinë e politikës sonë për ndryshimin e Sistemit Zgjedhor!