19:26 / E Martë, 04 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Krasniqi: Qeveria ka dështuar në ekonomi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se raporti i ri i Bankës Botërore e ka konfirmuar qëndrimin e tij që ka pasur tash e ca muaj, ku ka thënë se qeveria Kurti ka dështuar në ekonomi.

Raporti i ri i Bankës Botërore e konfirmoi atë që po e themi tash e sa muaj –  qeveria ka dështuar në ekonomi! Mungesë investimesh, rritje ekonomike e ngadalësuar, inflacion rekord prej mbi 20% për produkte ushqimore e plot dështime të tjera evidentohen në këtë raport, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Postimi i plotë:

Raporti i ri i Bankës Botërore e konfirmoi atë që po e themi tash e sa muaj –  qeveria ka dështuar në ekonomi! Mungesë investimesh, rritje ekonomike e ngadalësuar, inflacion rekord prej mbi 20% për produkte ushqimore e plot dështime të tjera evidentohen në këtë raport.

Nën këtë qeveri të papërgjegjshme, Kosova po kalon nëpër krizën më të thellë ekonomike që nga përfundimi i luftës. Dhe përballë tendencës qeveritare për të mbuluar dështimet e tyre me propagandë politike, janë qytetarët ata që mbi supet e tyre po e bartin barrën e rëndë të paaftësisë së qeverisjes së Albin Kurtit.