19:11 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Krasniqi: Si mund të normalizohen marrëdhëniet me Serbinë, kur ai vend drejtohet nga një i çmendur

Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vuçiq, ku tha se masakra e Reçakut e cila tronditi mbarë botën në vitin 1999 është e fabrikuar.

Ai tha se si mund të flasim për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kur ai vend drejtohet nga një i çmendur, i cili mohon qartë genocidin dhe masakrat kundër civilëve, të cilat janë kryer haptas në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

“Si mund të flasim për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kur ai vend drejtohet nga një i çmendur, i cili mohon qartë genocidin dhe masakrat kundër civilëve, të cilat janë kryer haptas në Kosovë?! Gjithashtu, turp për të gjithë zyrtarët e BE për mosreagimin ndaj këtyre ofendimeve të tmerrshme”/Indeksonline/