13:20 / E Martë, 07 Prill 2020

Krasniqi: Si rezultat i situatës së krijuar nga koronavirusi sektori privat ka pushuar rreth 60-70% të punonjësve

Shkruan: Profesor Besnik Krasniqi: 

Si rezultat i situatës së krijuar nga Koronavirusi sektori privat ka pushuar rreth 60-70% të punonjësve. Nëse situata mbetet e njëjtë edhe gjatë 3 muajve të ardhshëm, bizneset e anketuara deklarojnë se rreth 40% e punonjësve do të detyrohemi ti ndërprejmë përfundimisht kontrata e punës. Urgjentisht nevojitet një plani i mbështetjes së sektorit privat pas pandemisë.

Biznesi në Kosovë sikurse edhe në shumë vende të botës është duke vuajtur nga ndikimi i madh i që ka shkaktuar pandemia si rezultat i virusit COVID-19. Prandaj, për të matur efektet e kësaj pandemie në bizneset e Kosovës, Qendra pёr Mbështetje tё Biznesit (BSCK) ka realizuar një anketë me 250 biznese. 

Rezultatet preliminare tregojnë se ka rënie të madhe të kërkesës për produkte jo-esenciale si tekstili, dhe rritje të produkteve bazike si ato ushqimore dhe sanitarisë. Sa i përket sektorëve, hoteleria dhe turizmi, ndërtimtaria, dhe tregtia e mallrave joesenciale janë sektorët më të prekur nga situata e krijuar si pasojë e koronavirusit. Ndërsa, bujqësia, përpunimi i ushqimit dhe shërbimet e teknologjisë së informacionet janë përfituesit më të mëdhenj, gjë që kanë shënuar rritje të shitjeve.

Në pyetjen “Nëse klima aktuale e biznesit si rezultat i koronavirusit do të vazhdonte, sa kohë do të duhej që biznesi juaj të ketë ndikime të negative, siç është largimi i punonjësve nga puna?” – 12% e të anketuarve kanë deklaruar se “Veçse kam larguar punëtorë nga puna”, 20% deri në një muaj, 40% ndërmjet 1 deri në 3 muaj dhe 11% më shumë se 6 muaj. Kurse vetëm 15% kanë deklaruar se nuk parashikoj largim të punëtorëve nga puna.

Nëse situata mbetet e njëjtë edhe gjatë muajit Prill dhe Maj, bizneset e anketuara deklarojnë se rreth 40% e punonjësve do të detyrohemi t’u ndërprejmë përfundimisht kontrata e punës. Prandaj, urgjentisht nevojitet një plani i mbështetjes së sektorit privat pas pandemisë. Masat aktuale të qeverisë janë vetëm për të përballuar situatën aktuale, dhe se sfida kryesore parashihet të jetë në periudhën e pas pandemisë.