22:02 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

Krasniqi tallet me mocionin e LVV-së kundër Qeverisë Hotit: “Ajo është hajgare”

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti.

Ai beson se kjo iniciativ e LVV-së është hajgare pasi nuk i kanë 61 vota, transmeton Indeksonline.

Krasniqi e quajti partinë e Albin Kurtit dyfytyrëshe dhe ka kërkuar ta dijë se çka ka ndodhur me vijat e famshme të kuqe.

“Ajo është hajgare, nuk është iniciativ. Më fal, nuk mundesh me rrëzu qeverinë pa i pasur 61 vota. Votat e LVV-së dhe PDK-së nuk mjaftojnë me rrëzu qeverinë. Në momentin që LVV i ka votat dhe që i vynë vetëm votat e PDK-së, atëherë mundemi me bisedu. Por, po ashtu edhe kur ata të tregojnë se çka ndodhi me vijat e tyre të famshme të kuqe ndaj PDK-së. Nuk mundesh me qenë dyftyrësh sikurse rasti i LVV-së, në njërën anë me thanë ne nuk bashkëpunojmë me PDK-në e në tjetërën anë me na dërgu letra a po e nënshkruani mocionin e mosbesimit”, tha ai në RTV Dukagjini./Indeksonline/