Krasniqi: T’i braktisim iluzionet se Serbia mund të na bëhet shtet mik
Publicisti dhe analisti i njohur, Milazim Krasniqi konsideron se shteti serb asnjëherë nuk do ta pranojë Kosovën si shtet.
Sipas tij, gjithë ajo që mund të arrihet është një marrëveshje e tipit modus vikendi, transmeton Indeksonline.
Krasniqi thotë se nëse duam të përballojmë rrezikun e radhës duhet t’i forcoujmë dy shtetet tona dhe t’i cimentojmë aleancat tona.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Politikanët tanë dhe të gjithë ne shqiptarët duhet ta kemi të qartë një gjë: Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Mund të arrijë në pikën e ndonjë marrëveshjeje të tipit modus vivendi, si kompromis për anëtarësim në BE, por njohje të plotë nuk do të ketë kurrë, deri sa është kjo Serbi, e mbështetur në historinë e saj mesjetare dhe mitologjinë e formuar rreth saj, e mëkuar nga romantizmi imperialist dhe nga fashizmi serbomadh. Prandaj, nëse duam ta përballojmë rrezikun e radhës prej saj, duhet t’i forcojmë dy shtetet tona, kombin tonë dhe t’i cimetojmë aleancat tona. Pra, ata që i kanë ende, duhet t’i braktisin iluzionet se një ditë Serbia do të na bëhet një shtet mik dhe paqesor. Kjo thjesht nuk do të ndodhë kurrë, sepse Serbia është peng i një narracioni të pakorrigjueshëm, të shndërruar jo vetëm në mit e ideologji, po edhe në pjesë të fuqishme të doktrinës religjioze. Merrni vesh, o njerëz! (3 dhjetor 2017)