08:01 / E Diele, 16 Qershor 2019

Kredia për shtëpi u rrit me 11% në Shqipëri

Industria e ndërtimit në vend, po zgjerohet vitet e fundit mbështetur nga kërkesa në rritje për ambjente banimi apo qendra biznesi.

Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se kredia për shtëpi u rrit me 11%, në tremujorin e parë 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Në fund të muajit mars, stoku i huave të dhëna për blerje shtëpie në lekë ishte 57.5 miliardë lekë, ndërsa stoku i kredisë për blerje banese në monedhën euro, shënoi 53.8 miliardë lekë.

Sipas bankierve, huatë për blerje banese kanë risk të ulët dhe rrallë klasifikohen si kredi të këqija, sepse individët përpiqen janë të rregullt me bankat për të mos humbur shtëpitë.

Ndërkohë që impakt në rritjen e kredisë për shtëpi ka dhënë edhe zgjerimi i kredisë së butë për shtëpi nga Bashkia Tiranë, pjesa tjetër e shumës totale për blerjen e banesës financohet nga bankat.

Totali i kredisë së butë për fituesit e 2018-s është 5.9 miliardë lekë.