22:07 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Krejt Kosova e dinte se cilat skuadra do të shkojnë në barazh! Si është e mundur?

Ashtu siç pritej edhe doli. Gjilani dhe Trepça 89 janë dy skuadrat që do të luajnë në barazh.

Opinioni sportiv gjatë tërë javës kishte diskutuar që rreth fatit të ndeshjeve në xhiron e fundit.

Edhe pse lufta ishte e hapur mes disa skuadrave për ekzistencë, si Drenica, Ballkani, Flamurtari, Trepça 89 e Gjilani, këto dy të fundit mbetën në barazh, shkruan Indeksonline.

Njohësit e futbollit kishin ngritur dyshimet që Drenica, Ballkani dhe Flamurtari do të fitonin pa problem në javën e fundit kundër, Lirisë, Dritës përkatësisht Llapit.

Drenica fitoi 3-2 ndaj Lirisë në Prizren, Ballkani e mposhti 2-0 Dritën, ndërsa Flamurtari fitoi 3-2 kundër Llapit. /Indeksonline/