16:47 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Krejt LDK-ja në Lipjan në përurimin e shtatores së Adem Jasharit (Foto)

Shefi i GP-së së LDK-së, Avdullah Hoti ka shpërndarë disa fotografi pas zbulimit të shtatores së Adem Jasharit në Lipjan, me rastin e 28 nëntorit.

“Urime Lipjanit dhe Kryetarit Imri Ahmeti dita e flamurit. Sot festa filloi me zbulimin e shtatores se Adem Jasharit ne sheshin e Lipjanit”, ka shkruar Hoti.

Në këtë ngjarje pjesëmarrës kanë qenë shumë figura të LDK-së, përfshirë kryetarin e saj Isa Mustafën, kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmetin e shumë deputetë të tjerë.