20:58 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Krejt me punë të veta, ministrat në telefon derisa deputetët flasin

Kanë kaluar më shumë se katër orë prej se ka filluar seanca e sotme që në pikë të rendit të ditës ka ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Teksa deputetët po debatojnë lidhur me marrëveshjen kufitare me Malin e Zi, ministrat e Qeverisë së Kosovës që po qëndrojnë nëpër vendet e tyre, nuk po shfaqin interes për atë që po diskutohet në foltoren e Kuvendit.

Gjatë fjalimit që mbajti deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, pothuajse të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar nuk dukeshin të interesuar për fjalimin e Kurteshit.

Disa prej tyre kishin vëmendje tek telefonët e tyre, sikurse shihet në një foto të siguruar nga Insajderi. Ministrja Dhurata Hoxha dhe ministrat Abelard Tahiri, Uran ismaili e Shyqeri Bytyqi po punonin në telefonët e tyre.

Ndërkaq, ministri Pal Lekaj nga AAK shihej teksa po realizonte një telefonatë.