16:21 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Krenohen grekët: Morëm kapitenin e ekipit më të dashur në Shqipëri

Klubi i Superligës greke, AEL Larisa, ka zyrtarizuar sot marrëveshjen me ish-kapitenin e Partizanit, Idriz Batha. Me një postim në faqen zyrtare, grekët krenoheshin teksa theksonin se kishin marrë lojtarin e ekipit më popullor në Shqipëri.

“Disa orë më parë iu përgjigj pozitivisht propozimit të AEL-it, duke nënshkruar kontratën, kapiteni 26-vjeçar i Partizanit, ekipit më historik dhe më popullor në Tiranë.

Batha dhe menaxheri i tij rumun, do të jenë në Larisa të hënën më 02.07.2018. Futbollisti do të bëj ekzaminimet mjekësore dhe ergometrike, e pastaj do të nënshkruajnë kontratën e tij 3-vjeçare me AEL“, – thuhej në njoftimin e klubit grek.