23:25 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vdekja e shqiptarit, dëshmia e mikut: E vranë policët grekë dhe e hodhën në…

Të tjera detaje kanë dalë për 32-vjeçarin shqiptar, Dorjan Mançellari, i cili u gjet i vdekur në shtetin grek disa ditë më parë në zonën Koum Kapi, Villa Koundouros pranë plazhit të Hanias nga disa kalimtarë të rastit.

Sipas zarpanews.gr, në dorën e viktimës u gjet një shënim i shkruar me shkrim dore në gjuhën shqipe me përmbajtje erotike,  duke e raportuar ngjarjen si një vetëvrasje, por sipas një dëshmia për “Joq”, thuhet se Mançellari është dhunuar nga policët grekë, pasi në trup i janë gjetur shenja dhune.

Një person i afërt me viktimën ka dëshmuar se shqiptari është mbajtur 7 ditë në paraburgim në komisariatin e Grevenas, për shkak se kishte të papaguar një gjobë prej 120 eurosh, në momentin kur po kalonte doganën.

Ai kishte mbajtur kontakte të vazhdueshme me familjarët, por në ditën e 8-të humbi çdo lidhje me ta. Një ditë para se 32-vjeçari të lirohej, kishte lajmëruar prindërit se do të nisej tek një mik i tij, i cili e priste në Larisa. Pas kësaj dite, familja e të ndjerit nuk pati më kontakte me të.

Disa ditë më pas, trupi i shqiptarit u gjet i hedhur nga një shkëmb në plazh. Sipas mjekut ligjor i cili ka kryer autopsinë, vdekja ka ardhur si pasojë e plagëve të rënda në kokë të shkaktuara nga rënia nga lartësia e shkëmbit.

Por i afërmi i të ndjerit thotë se arsyeja e vdekjes ka qenë dhuna e ushtruar nga ana e policisë greke në paraburgim dhe më pas gjithçka është inskenuar duke e hedhur trupin e tij të pajetë nga maja e shkëmbit.

Viktima ishte besimtar i fesë Islame dhe si praktikues i rregullt i saj, i afërmi i tij deklaron se vetëvrasja është akt i përjashtueshëm si motiv për vdekjen e tij. I njëjti burim konfirmon se viktima ka 50 fraktura në trup dhe se ekspertiza greke ka ekzaminuar trupin dhe dyshohet se i ka marrë organet jetësore dhe ka mbuluar provat.