20:56 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Krerët më të lartë të vendit, bëhen bashkë në stadiumin “Fadil Vokrri”

Pak minuta më parë ka nisur ndeshja e futbollit mes Kosovës dhe Ishujve Faroe.

Interesimi për të përcjellë nga afër këtë lojë, ka qenë shumë i madh.

Në mesin e shumë tifozëve, ndodhen edhe fytyra publike të skemes politike, duket mos përjashtuar krerët më të lartë të vendit.

I pranishëm është presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, zv.kryeministri Fatmir Limaj, ministri Shyqiri Bytyqi e disa deputetë të tjerë.

Krahas këtyre liderëve ndodhet edhe ish- kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku i shoqëruar nga djali i tij, Mërgimi. /Indeksonline/