23:41 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ndeshja Kosova- Ishujt Faroe, tifozi më i veçantë ishte ky i moshuar

Për të përcjellë ndeshjen e futbollit mes Kosovës dhe Ishujve Faroe, kishte interesim të madh.

Ndonëse biletat u shitën në kohë rekord, shumë futboll dashës mbetën jashtë stadiumit kjo për  faktin se nuk kishte më vende të lira.

Fansa të shumtë erdhen në kryeqytet, madje edhe nga vendet më të largëta. Por, ai që dukshëm erdhi me gjithë zemër për të parë nga afër këtë lojë ishte edhe ky person me aftësi të kufizuara, transmeton Indeksonline.

Ai është Ibrahim Ahmeti, 67 vjeçar, dhe njihet si njëri ndër tifozët më të vjetër të Prishtinës.

Me shumë vullnet ai gjatë gjithë lojes, në duar ka mbajtur numrin “9”, që njihet ndryshe si numri i legjendes së futbollit – Fadil Vokrri.

Lirisht, mund të themi se ka qenë tifozi më i mirë i kësaj ndeshje. /Indeksonline/