17:37 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Krerët shtetërorë i japin lamtumirën e fundit Fadil Vokrrit (Foto)

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës janë duke qëndruar në varrezat e qytetit të Prishtinës në Arbëri, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Kryetarit të Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, Ministir i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe shuam të tjerë ishin të pranishëm në varrimin e tij.

Shumë prej tyre vendosën edhe kurora lulesh dhe u përkulën para varrit të Vokrrit, i cilësuar si personalitetet më të ndritura të vendit./Indeksonline/