14:06 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kreshnik Spahiu kritikon Ismail Qemalin: Flamuri s’duhej të ngrihej në Vlorë por në Shkup për një Shqipëri të madhe…

Për fat të keq gjithëmonë e më shumë po flitet pak për çështjen kombëtare dhe për të korrigjuar gabimet e historisë. Themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ishte i vetmi politikan shqiptar që e ngriti çështjen kombëtare dhe që kërkonte për t’u futur si një ndër pikat kryesore në agjendën e ministrisë së jashtme por që ende nuk i është dhënë rëndësia e duhur.

Ja seç shkruan ai sot në facebook:

“Ismail Qemali gaboi? Flamuri duhet të ngrihej në Shkup për një Shqipëri të madhe dhe jo në Vlorë për një Shqipëri të vogël”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sot që K.Spahiu është jashtë politikës aktive dhe ne termin “Shqipëri Etnike” e dëgjojmë vetëm në ndeshjet kur luan kombëtarja, mundësisht vetëm kur luan kundër : Greqisë, Serbisë & Maqedonisë. Sot është shumë e nevojshme që Shqipëria të ketë një lider patriot e nacionalist që të ringrihet jehona “Kuq e Zi”.

Pak ditë më parë ministri i jashtëm, Ditmir Bushati, u takua me homologun e tij grek por nuk arriti as edhe një marrëveshje me Athinën zyrtare. Mos njohja e gjenocidit ndaj popullsisë çame dhe mbajtja e ligjit të luftës që Greqia ka ndaj Shqipërisë dëshmon se në këtë pikë ministria e jashtme ka vite që dështon.

104 Vjet nga Konferenca famëkeqe e Londrës Shqipëria vazhdon ende të jetë e copëtuar, kujtojmë se më shumë se 1/2 e Shqipërisë gjendet jashtë kufijnve. Shqipëria është ndër të vetmet vend në botë qê nga të gjitha anët e kufirit tokësor rrethohet nga treva shqipfolëse.