16:00 / E Martë, 18 Janar 2022 / AR

Kreu i Pfizer: ‘Covid-19 mund të jetë me ne shumë gjatë, por ky është viti i fundit me kufizime’

Drejtori ekzekutiv i Pfizer-it  Albert Bourla gjatë një deklarate të fundit tha se skenari më i mundshëm është që “koronavirusi të vazhdojë për vite me radhë, por ky do të jetë viti i fundit që na kërkon të jetojmë të kufizuar”.

Gjatë intervistës së tij për median franceze, CEO i Pfizer foli për efektivitetin e vaksinave, duke thënë se njerëzit duhet të vazhdojnë të kërkojnë vetë dozat përforcuese.

“Eshtë e rëndësishme që njerëzit ta marrin dozën shtesë të vaksinës. Fëmijët gjithashtu duhet të vaksinohen për t’u mbrojtur. Efektiviteti i vaksinës tek fëmijët është shumë shumë i mirë.”

Bourla tha gjithashtu se ilaçi i ri kundër Covid-19, Paxlovid, “ndryshon gjithçka” pasi është një mënyrë e re shumë e mirë që lufton sëmundje serioze. Ky ilaç reduktoi nevojën për shtrime në spitale dhe vdekjet tek rastet më të vështira me thuajse 90%.