19:01 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Krijesa më e shpejtë në planet ‘Falco peregrinus – Peregrinu’, e fotografuar sot ne Prishtinë

Sot gjatë ditës në Prishtinë është parë krijesa më e shpejtë në planet, “Falco peregrinus – Peregrinu’.

Fotografi i njohur, Arian Mavriqi gjatë ditës së sotshme e ka fotografuar këtë krijesë të bukur, shkruan Indeksonline.

Shpejtësia e kësaj krijese është marramendëse dhe e pabesueshme. Siç është e konstatuar, ‘Falco peregrinus’  e ka shpejtësinë maksimale 386 kmh .

Ky shpend po që është shumë i bukur, po ashtu edhe shumë i rrezikshëm për gjahun e vet. Më poshtë mund ta shihni një video ku tregon shpejtësinë marramendëse të ‘Falco Peregrinus’./Indeksonline/