14:25 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Krijimi i Qeverisë, Mustafa takohet me ambasadorin italian

Kryetari Mustafa priti në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Gjatë takimit kryetari Mustafa e falënderoi ambasadorin Sardi për bashkëpunimin e mirë dhe të suksesshëm me institucionet e vendit gjatë mandatit të tij në Kosovë dhe i uroi suksese në të gjitha angazhimet e ardhshme.

Njëherësh, kryetari Mustafa e njoftoi ambasadorin Sardi edhe për zhvillimet e negociatave LDK-LVV drejt bashkëqeverisjes.

Ambasadori Sardi e falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen, bashkëpunimin dhe urimet dhe ia uroi festat e fundvitit.